Kundërshtari i Kosovës në grup në “Top 4” kombëtaret me më së shumti gjasa për kualifikim në “Euro2024”

Kompania “Gracenote” e cila ofron të dhëna dhe analiza ka publikuar një studim në të cilën janë bërë të ditur ekipet kombëtare që kanë më së shumti gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kampanja kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm nis këtë muaj me ndeshjet e para në fazën e grupeve,…

Sport

21/03/2023 17:13

Kompania “Gracenote” e cila ofron të dhëna dhe analiza ka publikuar një studim në të cilën janë bërë të ditur ekipet kombëtare që kanë më së shumti gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kampanja kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm nis këtë muaj me ndeshjet e para në fazën e grupeve, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij studimi, kundërshtari i Kombëtares së Kosovës në Grupin I, Zvicra është në mesin e katër përfaqësuesve me më së shumti gjasa për kualifikim.

Zvicra, njëjtë si Kroacia dhe Spanja kanë 90 për qind gjasë të sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Më mirë se këto tri reprezentacione qëndron Portugalia e cila ka 96 për qind të gjasave.

“Dardanët” nuk gjenden as në mesin e 20 kombëtareve me më shumë gjasa për kualifikim.

Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në muajin mars nis ciklin kualifikues në takimin e parë me Izraelin më 25 mars, ndërsa tri ditë më vonë luan në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Andorrës.

Këto janë 20 kombëtaret me më së shumti gjasa të kualifikohen në “Euro 2024”, sipas Gracenote:

1 PORTUGALIA 96%

2 ZVICRA 90%

3 KROACIA 90%

4 SPANJA 90%

5 BELGJIKA 88%

6 DANIMARKA 88%

7 HOLANDA 87%

8 POLONIA 86%

9 SERBIA 86%

10 FRANCA 86%

11 REPUBLIKA ÇEKE 82%

12 ITALI 78%

13 ANGLI 77%

14 HUNGARIA 74%

15 SUEDI 58%

16 UELS 53%

17 SLLOVENI 46%

18 NORVEGJI 44%

19 RUMANI 42%

20 BOSNJE 40%

/Lajmi.net/