Kukaj: Vetëvendosje dështoi të ç’rrënjosë korrupsionin nga radhët e veta
Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga prokuroria e shtetit e zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me dy afera korruptive. Kukaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky intervistim tregon rrënimin e moralit politik të LVV-së. “Intervistimi i një prej figurave më të…
Lajme
Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga prokuroria e shtetit e zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me dy afera korruptive.
Kukaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky intervistim tregon rrënimin e moralit politik të LVV-së.
“Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie”, ka thënë Kukaj.
Shkrimi i plotë:
VV dështoi të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta!
Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar brenda partisë, grupin parlamentar dhe Ministrat, duhet t’i jep Prokurorisë shumë përgjigje për aferat korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të KEK-ut dhe Ibër Lepenc.
Kjo situatë ngre një shqetësim serioz për Kosovën:
Si është e mundur që një person të ketë kaq shumë kontroll brenda pushtetit?
Populli i Kosovës meriton tjetër qeveri dhe këtë jam e bindur se do ta arrijmë së bashku më 9 shkurt.