Kuka për Laura Fazliun: Me muaj nuk e takon familjen për t’i arritur këto suksese
Siç është bërë zakon, vajzat e xhudos vazhdojnë të shkëlqejnë dhe ta bëjnë krenare Kosovën me sukseset e tyre nëpër botë duke fituar medalje të arta, të argjendta e të bronzta. Suksese të mëdha u arritën së fundit edhe në Mastersin e Xhudos për vitin 2022 ku Distria Krasniqi e fitoi të artën, kurse Laura…
Sport
Siç është bërë zakon, vajzat e xhudos vazhdojnë të shkëlqejnë dhe ta bëjnë krenare Kosovën me sukseset e tyre nëpër botë duke fituar medalje të arta, të argjendta e të bronzta.
Suksese të mëdha u arritën së fundit edhe në Mastersin e Xhudos për vitin 2022 ku Distria Krasniqi e fitoi të artën, kurse Laura Fazliu të argjendtën, raporton lajmi.net.
Për të gjitha këto suksese të tyre, e veçanërisht për atë të Laura Fazliut, sot ka shkruar trajneri i saj Driton Kuka i cili ka folur për përkurshtimin e saj në punën për t’i arritur këto suksese..
Ai ndër të tjera ka thënë se Laura në shumë raste nuk e viziton për muaj të tërë familjen e saj në Mitrovicë, vetëm e vetëm që të arrihen këto suksese.
“Nga këndi i një trajneri. Buzëqeshja e Laurës për medaljen në Masters! Përkushtim e sakrificë që po shpaguhet dita ditës. Ndodh që kalojnë muaj të shumtë pa vizituar familjen e saj që jeton në Mitrovicë, vetëm e vetëm që të mos humb asnjë stërvitje të vetme, e kjo shpaguhet. Sistemi i punës në ekipin tonë funksionon sikur detyrat e vështira të matematikes, po nuk u ndale rezultatet vijnë, patjetër. Kaq për sot.”, ka shkruar Kuka.