Kuka pas suksesit të Lorianës: E nisëm mirë, të vazhdojmë kështu
Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka ka analizuar paraqitjet e xhudistëve kosovarë në Grand Prix të Portugalisë, në të cilën Loriana Kuka mori medaljen e bronztë. Ai u shpreh i lumtur me suksesin e arritur dhe paraqitjen e xhudistëve në këtë garë, por mbeti edhe pak i befasuar, raporton…
Sport
Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos Driton Kuka ka analizuar paraqitjet e xhudistëve kosovarë në Grand Prix të Portugalisë, në të cilën Loriana Kuka mori medaljen e bronztë.
Ai u shpreh i lumtur me suksesin e arritur dhe paraqitjen e xhudistëve në këtë garë, por mbeti edhe pak i befasuar, raporton lajmi.net.
Befasia e tij ka të bëjë me paraqitjen e xhudistes Laura Fazliu për të cilën thotë se ishte favorite për medalje, por që u ndal në xhiron e parë.
Përkundër të gjithave, Kuka thotë se ishte një nisje e mirë për xhudon dhe se shpreson që të vazhdohet me këtë ritë,.
Postimi i plotë i Tonit në “Facebook”:
Grand Prix Portugali
Medalja e radhës e Lorianës!
Në një ditë me shumë luftëra të forta në fund mori medaljen e bronztë dhe pikë të reja Olimpike.
Gara e parë sivjet kualifikuese, shënoi edhe plasmanin e shkëlqyeshëm të Flakës në mesin e 8 të parave.
Laura favoritja për medalje kësaj radhe u befasua dhe humbi qysh në xhiron e parë!
Shpati luftoj mirë por mbeti pa plasman, ndërsa Dardan Cena u përball për herë të parë me gara të forta dhe ishte përvojë e mirë për të ardhmen e tij.
Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje./Lajmi.net/