Kuka mëson kundërshtaren për raundin e tretë, do të ketë punë me rusen Babintseva
Loriana Kuka ka mësuar edhe kundërshtaren e radhës.

Sport
Kuka ishte superiore në duelin e saj të parë, duel që ishte i vlefshëm për raundin e dytë të Grand Slam të Budapestit, shkruan lajmi.net.
Pasi mposhti xhudisten nga Mongolia, Loriana ishte në pritje për të mësuar fituesen e duelit Aleksandra Babintseva dhe Licua Cantero.
Ishte rusja ajo që fitoi këtë duel, duke e mposhtur Canteron me IPPON.
Kështu, Kuka dhe Babintseva përballen në raundin e tretë. /Lajmi.net/