“Kujtime nga viti 2025”, Rrahmani me postim të veçantë

Amir Rrahmani kaloi një vit tejet frytdhënës me Napolin e tij dhe me Kosovën. Napoli e fitoi Scudetton për herë të katërt në histori dhe Rrahmani ishte faktor kyç në këtë sukses. Ndërkaq, Rrahmani po ashtu ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës ndaj Milanit dhe atë finale ndaj Bolognas.…

Sport

30/12/2025 21:36

Amir Rrahmani kaloi një vit tejet frytdhënës me Napolin e tij dhe me Kosovën.

Napoli e fitoi Scudetton për herë të katërt në histori dhe Rrahmani ishte faktor kyç në këtë sukses.

Ndërkaq, Rrahmani po ashtu ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës ndaj Milanit dhe atë finale ndaj Bolognas.

Pas këtyre sukseseve, Amiri ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13)

Në atë postim, Rrahmani ka postuar një numër fotografish me disa momente të veçanta nga viti 2025, duke nisur nga sukseset me Napolin e deri te fotot me të dashurën e tij.

Megjithatë, përpos një fotografie me flamurin e Kosovës, Rrahmani duket se nuk është ‘krenuar’ mjaftueshëm edhe me arritjet e kombëtares dardane, pasi në këtë ‘grumbull’ fotografish, nuk e ka postuar asnjë me kombëtaren.