Kujt i thotë të dua, Enca Haxhia?
Vazhdimisht është aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansa shumëçka. Është kjo Enca Haxhia, këngëtarja e cila për një kohë të shkurtër ka arritur shumë në skenë. E meqenëse fansat janë ata që e mbajnë artistin gjallë, Enca është gjithmonë pranë tyre
ShowBiz
Së fundmi Enca i thotë dikujt të dua, por në gjuhën turke. Ajo ka postuar nj video në faqen e saj në ‘Instagram’, ku shihet e shtrirë dhe duke thënë të dua në turqisht.
Ndërkaq Enca nuk ka lënë asnjë mbishkrim, apo ndonjë detaj më shumë se kujt po ia drejton këtë fjalë, mirëpo fansat e saj në numër të madh kanë pyetur se kush është fatlumi. Mbetet të pritet nëse Enca ka gjetur ndonjë të dashur nga Turqia, apo serialet turke kanë ndikuar edhe te ajo. Lajmi.net