Kujdestari dënohet me 30 vjet burgim pasi bëri pornografi me fëmijë

Një ish kujdestarë apo (dado) i fëmijëve është zbuluar se ka qenë duke xhiruar pornografi me fëmijët për të cilët është kujdesur dhe tani është burgosur.

Fun

20/11/2019 21:34

Një kujdestarë fëmijësh nga Kalifornia e jugut është dënuar me 30 vjet burg, pasi është shpallur fajtor për krijimin e pornografisë me fëmijët, me më shumë se 5 viktima.

Travis Elconin, 35 vjeçare, i ka përdorur fëmijët të shokëve të tij të ngushtë për të filmuar pornografi, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Fëmijët ishin diku rreth moshës 9 vjeç, edhe pse besohet se një viktimë ka qenë diku rreth moshës 4 vjeçare.

Kjo besohet se ka ndodhur në mes Gushtit të 2016 dhe Nëntorit të 2018, kjo sipas raportimeve të medieve të Los Angelosit.

Elconin, personi i dënuar ka arritur të i bind shokët e tij që ta punësojnë si kujdestarë të fëmijëve të tyre, duke e konisderuar vetën se është një kujdestar perfekt dhe i dashur për fëmijë.

Pas arrestimit ai ka pranuar se ka incizuar pornografi me 4 fëmijë, por që nga arrestimi i tij në Janar, qeveria ka identifikuar se janë më shumë se 8 viktima që lidhen direkt me rastin e tij. /Lajmi.net/