Kujdes peshën! Probleme të shpeshta me fertilitetin dhe cilësinë e spermës tek meshkujt
Meshkujt me një peshë të shëndetshme, kanë më shumë gjasa të kenë edhe spermë të shëndetshme.
Lifestyle
Fertiliteti te meshkujt varet nga cilësia dhe sasia e spermës, tek e cila mund të ndikojnë një sërë faktorësh, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.
Meshkujt mund të mos jenë të aftë të kontrollojnë gjithçka që rrit fertilitetin e tyre, por mund të ndjekin disa hapa për të rritur në maksimum këtë proces si dhe për të përmirësuar cilësinë e spermës, transmeton lajmi.net.
» Pini multivitamina. Marrja e multivitaminave çdo ditë, ndihmon në ngritjen e niveleve të selenit, zinkut dhe acidit folik, lëndë ushqyese tepër të rëndësishme për prodhimin dhe funksionimin e spermës.
» Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Këto ushqime janë të pasura me antioksidues dhe ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.
» Shmangni stresin. Stresi mund të ndikojë te disa hormone që shërbejnë për prodhimin e spermës. Ai mund të ulë gjithashtu edhe funksionin seksual.
» Aktiviteti fizik. Ushtrimet ju bëjnë mirë për sistemin riprodhues dhe shëndetin në përgjithësi. Megjithatë, te meshkujt që e teprojnë me ushtrimet fizike, shfaqet një ndryshim i përkohshëm në nivelet e hormoneve dhe një ulje e cilësisë së spermës.
» Kujdes peshën. Sasia e paktë apo e tepruar e yndyrave në trup, mund të shkaktojë probleme në shtimin e qelizave riprodhuese, të cilat mund të ulin cilësinë e spermës dhe të rrisin përqindjen e spermës jonormale. Meshkujt me një peshë të shëndetshme, kanë më shumë gjasa të kenë edhe spermë të shëndetshme. /Lajmi.net/