Kujdes nëse jeni shtatzënë dhe keni mace në shtëpi
Ju mund ta merrni këtë parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të jashtëqitjes së maces.
Lifestyle
Toksoplazma është një infeksion, që mund të rrezikojë shëndetin e foshnjës pa lindur ende. Ajo shkaktohet nga një parazit i quajtur Toxoplasma gondii, shkruan “Living”.
Ky parazit shumohet në zorrën e trashë të maceve dhe shpërndahet përmes jashtëqitjes, kryesisht nga kutitë e jashtëqitjeve apo dheu i kopshteve, transmeton lajmi.net.
Ju mund ta merrni këtë parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të jashtëqitjes së maces.
Gjithashtu, ky parazit merret edhe nëse konsumoni mish (si mish lope) nga kafshët e infektuara me këtë parazit, dhe sidomos kur është i pagatuar mirë.
Mund ta parandaloni marrjen e toksoplazmës gjatë shtatzënisë, duke i kërkuar një pjesëtari tjetër të familjes të ndërrojë qesen e mbeturinave apo të pastrojë kutinë e jashtëqitjes së kafshës.
Nëse kjo punë ju mbetet juve, vishni doreza plastike dhe lajini mirë duart pasi të keni mbaruar punë. Mos harroni: mbani doreza edhe kur punoni në kopsht!