Kujdes, ky aplikacion mund të vjedhë të dhënat tuaja

Interneti çdo ditë e më shumë po e cenon privatësinë tonë, tani edhe në mënyrë të hapur me krijimin e programeve dhe aplikacioneve për këtë qëllim.

Auto & Tek

21/05/2016 06:09

Së fundmi, rusët e kanë krijuar një aplikacion të quajtur “FindFace”, që lejon të identifikimin e të gjithë njerëzve në mediat sociale vetëm nepërmjet një fotografie, sipas The Guardian, transmeton lajmi.net

Ky aplikacion është krijuar nga autoritetet e sigurisë me qëllim të kapjes më të lehtë të kriminelëve që fotografohen nga kamerat e sigurisë, por ekziston mundësia që ky aplikacion të keqpërdoret.

Për momentin i vetmi rrjeti social që rrezikohet nga ky aplikacion është “Vkontakte”, por po punohet që aplikacioni të ketë qasje edhe në “Facebook”.

“FindFace” është aplikacion me të cilin mund të identifikosh njerëz me anë të një fotografie e që siguron saktësi deri në 70%, por përdorimi i tij paraqet rrezik të madh për privatësinë tuaj./lajmi.net