Kujdes kur të uleni në guacë, ky person gjeti një gjarpër

Një burrë zbuloi një python të madh ndërsa qëndronte në guacën e tualetit të tij.

Fun

20/01/2019 16:27

Gjarpri është parë duke u larë në ujin e tualetit me trupin e tij të pozicionuar në formën e shkronjës ‘s’, pasi arriti përmes tubit të kanalizimit, transmeton lajmi.net.

Stewart Lalor nga “Brisbane Snake Catchers” mori një telefonatë urgjence rreth orës 6.45 të shtunën dhe shkoi në shtëpinë familjes Wynnum brenda 20 minutash.

Z. Lalor tha se nuk ishte e zakonshme të gjeje gjarpërinjtë në tualete, me vetëm dy ose tre incidente të tilla në çdo stinë.

Pitonët janë gjarpërinjtë më të zakonshme që kapen në Queensland.

Sidoqoftë, kafshimet e tyre lënë një prerje të konsiderueshme dhe shkaktojnë gjakderdhje. /Lajmi.net/