Kujdes kur jeni para bankomatit, mund të ju ndodh kjo

Kanë ardhur disa paralajmrime në lidhje me mashtrimet e ndryshme që po bëhen nga kriminelët për të vjedhur para nga llogaria juaj bankare.

Fun

25/07/2016 04:59

Në mendim të parë, kjo duket me të vërtetë diçka e vështirë, por grabitësit kanë perfeksionuar metodat e tyre për ta bërë një gjë të tillë, përcjell lajmi.net

Në video shihet viktima i cili është duke përdorur bankomatin, krah tij qëndron një burr i cili bëhet kinse është duke e bërë të njejtën dhe prapa tij një grua e cila vjedhurazi shikon PIN-in e tij të kartelës bankare.

Gruaja nga mbrapa e huton viktimen, derisa partneri i saj ndërron kartelen e viktimes me një tjetër fallco dhe çdo gjë duket krejtësisht normale.

Pas kësaj, të dy e kanë kartelen dhe PIN-in që mund ta shfrytëzojnë për t’ia vjedhur paratë.

Kjo video tregon se sa të kujdesshëm duhet të jeni derisa tërheqni para nga bankomati./lajmi.net

YouTube player