Kujdes kur bëni screen shot në Instagram, tani gjërat kanë ndryshuar

Duket se tashmë opsioni i preferuar i të gjithëve do t’ju fusë në telashe.

Fun

30/01/2018 12:21

 

Instagram ndoshta as do jetë më programi i duhur për të bërë screenshot storieve pasi do ti shkojë me njoftim personit në fjalë.

Kjo vjen pas lajmeve se Instagram ka lansuar një “tool” e cila i lejon ndjekësit ta dinë saktë se sa shumë keni qëndruar në aplikacion ose kur jeni aktiv për herë të fundit.

Aplikacioni tani do t’i paralajmërojë përdoruesit nëse screenshot-i i tyre në një storje do të rezultojë në një njoftim shqetësues.

Përdoruesit do të kenë një “screenshot falas” dhuratë dhe më pas do të shohin një paralajmërim që thotë se ndjekësit do t’i dërgohet njoftim për çdo screenshot të ardhshëm.