KUJDES: Kështu reagojnë baballarët nëse i ngacmoni vajzat e tyre |VIDEO|
Sipas kësaj video, 96% e femrave kanë raportuar se janë përballur me ngacmime seksuale në rrugë, gjatë vitit të kaluar.

Fun
‘The Scene’ të cilët e quajnë vetën si ‘rrjet digjital i videove me tregime’ ka realizuar një eksperiment social me femra duke ecur nëpër Nju Jork. Dhe ajo që ishte subjekt i këtij eksperimenti kishte të bënte me ngacmimin seksual në rrugë, nga gjinia e kundërt.
Videoja me materialin e gjiruar u është shfaqur baballarëve të vajzave të cilat ishin pjesë e eksperimentit, dhe reagimet e tyre ishin përplot zemërim; se si kjo ende vazhdon të ndodhë, njëri nga ta bëri edhe një pyetje – pyetje kjo e cila ishte koncepti i gjithë projektit:
Babai me emrin Joe e pyeti vajzën e tij Megan,
“Sa shpesh ndodhë kjo? Unë vetëm po shoh pjesë të saj, të cilat janë marrur nga kamera. Shihet qartë se ata nuk i thonë ato fjalë kur ne ecim bashkë nëpër rrugë. Nuk dëgjova diçka të tillë derisa erdhëm këtu.”
Sipas kësaj video, 96% e femrave kanë raportuar se janë përballur me ngacmime seksuale në rrugë, gjatë vitit të kaluar. /lajmi.net
