Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, pushteti i Vuçiqit i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj
Avioni i Qeverisë së Serbisë, me trupin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka ateruar në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Trupi i kriminelit Mlladiq më pas është dërguar në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Sipas RTS-së, në avionin që e solli trupin e Mlladiqit…
Lajme
Avioni i Qeverisë së Serbisë, me trupin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka ateruar në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Trupi i kriminelit Mlladiq më pas është dërguar në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.
Sipas RTS-së, në avionin që e solli trupin e Mlladiqit nga Haga ndodheshin djali i tij, Darko Mlladiq, mbesa Anastasia, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, si dhe dy ish-bashkëluftëtarë të Mlladiqit. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska vdiq më 27 gusht, derisa po mbahej në paraburgim nga Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm i shpallur fajtor si kriminel lufte.
Familja dhe avokatët e Mlladiqit kishin kërkuar disa herë që atij t’i lejohej trajtimi në Serbi, ndërsa autoritetet serbe kishin kërkuar edhe lirimin e tij të parakohshëm për arsye humanitare. Të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar. Krimineli i luftës Mlladiq kishte pësuar disa goditje në tru para vdekjes.
Kufoma e Miladit u nxjerr nga 6 ushtarë serbë me arkivolin e mbuluar me flamurin serb.
Paralajmërimi për ceremoni shtetërore ka hasur ne kritika të ashpra për Beogradin zyrtar, sesi një shtet që aspiron Bashkimin Evropian mund ta nderojë një kriminel lufte.