Kufjet që shkëlqejnë dhe kontrollojnë zemrën
Kufjet janë duke u bërë gjithnjë e më të mençura, dhe tani ato janë duke u bërë edhe më të ndritshme, gjithashtu.
Auto & Tek
Një set i ri i kufjeve të quajtura Glow (që kushtojnë $127) ju lejojnë që të skanoni përmes celularit tuaj rrahjet e zemrës.
Kufjet bëjnë dritë në mënyrë pulsive në bazë të rrahjeve tuaja të zemrës dhe ritmit të muzikës që e dëgjoni, transmeton Lajmi.net.
Glow, të cilat kanë filluar të shiten, bëjnë dritë rreth tetë orë në ditë dhe mund të mbushen duke pasur mundësi që t’u ndërrohet ngjyra nga e kuqe, e gjelbër dhe e kaltër.
Projekti tashmë ka grumbulluar rreth $100,000, duke bërë me dije se ata të cilët tashmë e kanë bërë porosinë e tyre për këto kufje do t’i marrin ato në korrik.