Kufjet e para pa kabllo të Samsung janë edhe gjurmues fitnesi (FOTO)

Së bashku me një orë të re inteligjente fitnesi të quajtur Gear Fit 2, Samsung njoftoi të enjten edhe një palë kufje pa kabllo të quajtura Gear IconX.

Auto & Tek

06/06/2016 05:05

Po e vërtetë, nuk gjendet asnjë kabllo në kufjet IconX, madje as për ti lidhur ato me njëra tjetrën. Ato lidhen me telefonin tënd inteligjent nëpërmjet Bluetooth dhe ato munden gjithashtu të gjurmojnë distancën, shpejtësinë dhe pulsin tuaj.

Ja si munden ato të luajnë muzikë edhe pa qenë të lidhura me njëra-tjetrën. Çdo kufje ka hapësirën e vet prej 4GB për muzikë. Ju mundeni gjithashtu të luani muzikë nga telefoni juaj inteligjent. Çdo kufje luan muzikë në mënyrë të pavarur nga tjetra dhe ato qëndrojnë të sinkronizuara me njëra-tjetrën me anë të lidhjes së tyre Buletooth.

Do ju duhet mbajtësja për ngarkim për ti përdoruar ato për më shumë se një stërvitje të rregullt. Jeta e baterisë është e shkurtër, një orë e gjysmë me gjurmuesin e fitnesit dhe duke luajtur muzikë me Bluetooth, ose 3 orë kur luhet muzikë e ruajtur në kufje dhe me gjurmuesin e fituesit.

Çdo kufje mund të ndjejë pulsin tuaj nëpërmjet lëkurës së veshëve tuaj me anë të këtij ndijori drejtkëndor. Ato gjithashtu fiken dhe ndizen në mënyrë automatike kur i vendosni në vesh dhe kur i hiqni nëpërmjet këtij ndijori.

each-bud-can-sense-your-heart-rate-through-the-skin-in-your-ears-with-this-rectangular-sensor-they-also-turn-on-and-off-automatically-when-you-put-them-in-and-take-them-out-of-your-ears-using-this-sensor

Ju mundeni gjithashtu të sinkronizoni të dhënat e fituesit të grumbulluara në IconX, gjithashtu dhe të kontrolloni muzikën, përmes aplikacionit Samsung S Health.

IconX vijnë  me tre ngjira të ndryshme: të zeza, të bardha dhe blu. Kufjet vijnë sigurisht dhe me mbajtësen në të njëjtën ngjyrë si kufjet. Gear IconX do të jetë i vlefshëm për t’u blerë më vonë këtë verë për 199 dollarë.

the-earbuds-come-with-matching-charging-pods-of-course-the-gear-iconx-will-be-available-to-buy-later-this-summer-for-199