Kufjet 3D në CES 2015

Shumë kompani janë përpjekur për të kundërshtuar shumë probleme me kufjet e tyre duke i ofruar njerëzve këshilla të ndryshme. Ndërsa kufjet qëndrojnë në vesh, zhurma që shumica e tyre e lëshojnë mund të jetë e pakëndshme.

Auto & Tek

11/01/2015 19:04

Harman ka shfaqur një zgjidhje gjatë kësaj jave në CES – një palë kufje që përdorin teknologjinë e skanimit 3D.

Në partneritet me United Sciences, kompania ka ndërtuar kufje të cilat e mbyllin veshin mirë, duke lejuar përshtatje optimale, rehati dhe zë të mirë, transmeton Lajmi.net.

“Ky është vetëm fillimi i përpjekjeve tona të inovacionit në botën e pajisjeve të personalizuara, që mund të përshtaten me njerëz edhe në dallime fizike dhe fiziologjike”, tha IP Park, zëvendës presidenti i Harman.

Karol Hatzilias, bashkë-themeluesi i United Sciences, e shpiku skanuesin laser në një hulumtim të marinës amerikane për të bërë mbrojtës të dëgjimit për ushtrinë.

Harman bëri demonstrime live të këtyre kufjeve në CES, njërin prej të cilëve mund ta shihni më poshtë:

Gjurmuesi i lëvizjeve, në formë si të kufjeve normale, ishte shtrirë në gjithë pjesën e sipërme të kokës dhe ishte vendosur rreth të dy veshëve. Më pas, skanuesi laser, i cili dukej si një otoskop, kishte krijuar një hartë dixhitale të veshit të jashtëm dhe të brendshëm, transmeton Lajmi.net.

Skedat e skanimeve ishin transformuar më pas në shtypje 3D, dhe përmes këtyre ishin krijuar predha të veshëve saktësisht çfarë i duhej veshit.