Kufizohet sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta. Në autoudhë, kufizimi është në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar arrin…

Lajme

28/08/2026 08:13

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

Në autoudhë, kufizimi është në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar arrin 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u bën thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.