Kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit në këto komuna

Qeveria e Kosovë ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes në qytetet ku ka numër të madh të rasteve me Covid-19.

Lajme

05/07/2020 14:38

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar edhe masat e tjera që do të miratohen sonte në mbledhjen e Qeverisë.

Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit. /Lajmi.net/