Kuçi dorëzon detyrën të Hoxha, thotë se për demarkacionin do të ketë takime intensive

12:07 | 13 Korrik 2016

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se brenda këtyre ditëve do të ketë takime intensive të spektrit politik lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, për çështje me rëndësi kombëtare siç është Demarkacioni duhet të tejkalohen dallimet politike.

Këto komente, ai i bëri me rastin e dorëzimit të detyrës së ministrit të Drejtësisë tek Dhurata Hoxha, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq, i pyetur se a është në krizë koalicioni PDK-LDK, Kuçi ka potencuar se nuk ka krizë në mes të koalicionit.