Ku është Suarezi?

Tifozët kolumbianë kanë bërë shaka me Luis Suarezin. Ata, përmes pankartave kanë pyetur se ku është sulmuesi uruguaian, i cili u suspendua pasi e kafshoi në krahë Giorgio Chiellinin.

Sport

29/06/2014 17:38

Ku është Suarezi? Kjo është pyetja që me ironi e kanë bërë tifozët kolumbianë, gjatë ndeshjes ndërmjet ekipit të tyre dhe Uruguait, të cilin e fitoi Kolumbia, 2:0.

Sulmuesi uruguaian u përjashtua nga Botërori pasi e kafshoi në krahë mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini, ndërsa shakatë ditëve të fundit nuk kanë munguar, në adresë të tij.

Gjithashtu, pati edhe figura tjera, të cilat u shpalosën gjatë kësaj ndeshjeje, por edhe para e pas saj, ndërsa edhe tifozët uruguaianë gjetën kohë për t’u zbavitur me kafshimin e Suarezit.