“Ku është Ronaldo?” – Lojtari kundërshtar me ndërhyrje fantastike në yllin portugez, rivali i Al Nassr tallet me CR7

Disfata në derbin e javës dhe humbja e pozitës së parë me Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite nuk i pëlqeu aspak Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i futbollit u paraqit për 90 minuta në humbjen 1:0 të Al Nassr në udhëtim te Al Ittihad, shkruan lajmi.net. Përveç humbjes, pesë herë fituesi i Topit të…

Sport

10/03/2023 09:24

Disfata në derbin e javës dhe humbja e pozitës së parë me Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite nuk i pëlqeu aspak Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez i futbollit u paraqit për 90 minuta në humbjen 1:0 të Al Nassr në udhëtim te Al Ittihad, shkruan lajmi.net.

Përveç humbjes, pesë herë fituesi i Topit të Artë u përball me një provokim nga skuadra kundërshtare në rrjetet sociale.

Al Ittihad publikoi pamjet e një ndërhyrje fantastike të futbollistit të tyre në një duel me Ronaldon duke u tallur me këtë të fundit.

“Ku është Ronaldo?” – thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar nga klubi arab.


Me këtë humbje, Al Nassr bie në pozitën e dytë me 46 pikë, një më pak tani se Al Ittihad që fitoi dhe u bë lider./Lajmi.net/