Ku do ta vuajë dënimin Radovan Karaxhiqi?

Gjykata në Hagë gjatë ditës së djeshme ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 duke i shqiptuar dënimin me vdekje.

Lajme

21/03/2019 17:23

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Hagës i ka shqiptuar masën me burgim të përjetshëm ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990, shkruan lajmi.net.

Një ditë pas këtij vendimi, Helena Igleston, zëdhënëse Mekanizmit të Krimeve Ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës, ka thënë se akoma nuk ka pasur një vendim se ku mund ta vuajë dënimin e përjetshëm Radovan Karaxhiq.

Në një prononcim për “N1”, transmeton lajmi.net, Igleston, ka thënë se në të ardhmen do të përcaktohet se ku do ta vuajë dënimin e burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqi.

Sipas saj, kreu i këtij Mekanizmi është përgjegjës për përcaktimin e vendit në të cilin personi i dënuar, në këtë rast Radovan Karaxhit, se ku do ta vuajë dënimin.

“Vendet duhet të lidhin një marrëveshje me Kombet e Bashkuara për të ekzekutuar ato dënime. Sekretari i gjykatës është ai që kontakton ato vende që kanë hyrë në një marrëveshje me Mekanizmin për të parë nëse janë të gatshëm të ekzekutojnë dënimin e një personi të caktuar i cili është i dënuar, që ata të përmbushin dënimet me burg dhe që kornizat e tyre ligjore janë të përshtatshme në atë drejtim. Pas kësaj, sekretari i raporton presidentit për vendet që janë të gatshme për ekzekutimin e asaj kërkesë, kërkesën për vuajtjen e dënimit dhe pastaj presidenti përcakton vendin në të cilin personi i dënuar do të kryejë dënimin”, ka shpjeguar Igleston, transmeton më tutje lajmi.net.

Igleston tha se nuk kishte afat për marrjen e një vendimi të tillë, duke shtuar se Mekanizmi ende mbikëqyr zbatimin e dënimeve për 17 persona të dënuar të cilët ende i shërbejnë dënimet e tyre me burg.

Ajo më tej shpjegoi se ekziston mundësia e lirimit të parakohshëm.

“Në vitin 2015, Stanislav Galiq paraqiti një kërkesë për lirim të parakohshëm. Ky ishte rasti i parë i tillë i një personi të dënuar me burgim të përjetshëm përpara Mekanizmit për të aplikuar për lirim të parakohshëm. Presidenti i atëhershëm i Mekanizmit, Teodor Meron, dha një thirrje duke thënë se llogaritja e kushteve për shqyrtimin e një kërkese të tillë mund të konsiderohej si dënimi më i theksuar fiktiv i shqiptuar në atë kohë, që atëherë ishte 45 vjet. Kjo do të thotë që një person i dënuar me burgim të përjetshëm duhet të shërbejë të paktën dy të tretat e 45 vjetëve, më shumë se 30 vjet, për të përmbushur kushtin që ai të konsiderohet si një kërkesë për lirim të parakohshëm”, tha Igleston.

Ajo gjithashtu foli për mundësinë e rishikimit të aktgjykimit, të shpallur nga ekipi ligjor i Radovan Karaxhiqit.

“Kërkesa për rishikimin e aktgjykimit mund të paraqitet dhe mbrojtja nuk ka afat kohor, ndërsa prokuroria ka një afat prej një viti. Për të shqyrtuar një kërkesë të tillë, duhet të ketë disa prova të reja që nuk ishin në dispozicion gjatë rrjedhës së procedurës, gjë që mund të jetë një faktor përcaktues për vetë rezultatin e këtij procesi. Gjithmonë ekziston si opsion. Unë mendoj se kemi pasur vetëm një kërkesë për një shqyrtim të vendimit një herë”, u shpreh Igleston.

Igleston në këtë intervistë ka folur edhe për gjykimin e Ratko Mlladiqit. Sipas saj, aktgjykimi i shkallës së dytë pritet deri në fund të vitit 2020.

Ndryshe, Karaxhiq ishte dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10 mijë persona të vdekur.

Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95. /Lajmi.net/