Kthim në kohë, Roberti publikon një portret të ëmbël familjar
Këngëtari dhe muzicienti Robert Berisha është shumë aktiv në rrjete sociale.
ShowBiz
Ai shumë herë publikon edhe fotografi bashkë me bashkëshorten tij, Norën dhe vajzën Renee, shkruan lami.net.
Një fotografi të tillë e publikoi ai në Insta-Story e cila është shkrepur disa muaj më parë, kur Renee ishte ende shumë e vogël, portret ky shumë i këndshëm familjar.
Në atë imazh, i cili duket se është i preferuari i Robertit ai e mbante vajzën në duar, ndërsa Nora qëndronte pranë tij duke e ushqyer Reneenë.
Kujtojmë se Roberti dhe Nora kanë realizuar edhe një duet me titull “S’ka inat”, të cilën e sollën tre muaj më parë dhe morën mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/