“Kthehuni në atdhe dhe investoni kursimet“ – Rama mbyll takimin me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin në Milano me bashkëatdhetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i kërkoi emigrantëve shqiptarë atje që të kthehen në Shqipëri dhe t’i investojnë paratë e fituara në vendin tonë. Rama tha se për Shqipërinë koha e mirë ka ardhur dhe shtoi…

Lajme

26/05/2024 14:45

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin në Milano me bashkëatdhetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i kërkoi emigrantëve shqiptarë atje që të kthehen në Shqipëri dhe t’i investojnë paratë e fituara në vendin tonë.

Rama tha se për Shqipërinë koha e mirë ka ardhur dhe shtoi se vetëm PS mund të bëjë të mundur anëtarësimin e vendit në BE.

Ai tha gjithashtu se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikpresë udhëheqësit e Komunitetit të ri Politik Europian.

“Vitin a ardhshëm Shqipëria do të mikpresë udhëheqësit e Komunitetit të ri Politik Evropian. Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta.

Duke pasur guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurrojnë, sepse shpirti u’a do por presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha Rama.