Kthehet dhuna në futbollin e Kosovës, futbollistët e trajneri bëhen për spital

Liga e Tretë e futbollit të Kosovës nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.

Sport

29/09/2020 19:10

Kjo ligë, pas pritjes së gjatë, ka nisur fundjavën që shkoi, por nuk ka kaluar pa incidente.

Elite FC përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se lojtarët e tyre janë rrahur nga vendasit e KF Matit.

Sipas kësaj komunikate rrahja ka ardhur pasi golit të Elite FC në minutën e 30-të kur ata kishin kaluar në avantazh.

“Në vend se lojtarët tanë të shkojnë në shtëpitë e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anëtarë të kryesisë, nga lojtarët dhe treneri i KF Matit e bëhen për emergjencë duke mbet atje deri ne ora 23:00 të mbrëmjes.

Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shënuam gol për 0-1, ndërsa kundërshtarëve iu pengonte gëzimi i familjarëve të lojtarëve tanë”, thuhet në një pjesë të njoftimit të Elite FC.

Njoftimin e plotë të KF Matit, pa ndërhyrje:

Deri kur futbolli kështu ?!!!!

TURP TURP TRUP

Kërkojmë nga FFK dhe organet e rendit të marrin masa të ashpra në mbrojtjen e talentave të rinjë dhe në mbrojtjen e sportit.

Nëse ne nuk arrijmë ti ruajmë nga rreziqet dhe të ju sigurojmë sport në plotë kuptimin e fjalës talentave tonë ne nuk do të arrijmë kurr ta zhvillojmë sportin dhe rininë e Kosovës.

Vlen të ceket se lojtari më i vjetër i ekipes sonë është 19 vjeçar. Lojtar të ri që nuk kërkojnë asgjë përveç se përkrahje institucionale dhe ti lëmë të luajnë futboll.

Pikërisht në gjiron e parë kampionale në kuadër të Ligës së tretë në kuadër të FFK-së LRFP-së.

Gjithcka ndodhi në ndeshjen kampionale ndërmjet

KF MATI vs ELITE FC.

Në vend se lojtarët tanë të shkojnë në shtëpitë e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anëtarë të kryesisë, nga lojtarët dhe treneri i KF Matit e bëhen për emergjencë duke mbet atje deri ne ora 23:00 të mbrëmjes.

Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shënuam gol për 0-1, ndërsa kundërshtarëve iu pengonte gëzimi i familjarëve të lojtarëve tanë.

Pikërisht në foton e parë shihet ku lojtari me Nr. 7 iu jep urdhër disa personave në tribunë që të mirren me familjarët e nje lojtarit tonë.

Fillojnë ti rrahin në afërsi të fushës babë e bir deri sa i hedhin poshtë në fushë.

A ka më trishtim se lojtari ta sheh babain e tij të përgjakur në afërsi të këmbëve te tij.

Lojtari jonë me Nr. 20 e kap për krahu babain e tij për ta ngre nga toka dhe referi e ndëshkoj me karton të verdhë pse doli jashte vijës anësore. Nuk u ndalën me kaq. Kryesia dhe tifozeria vendase filluan ti ndjekin ata të dy në afërsi të vijës anësore me shipka e dana duke iu sjell pa kontroll. Pastaj fillojnë ti hudhen lojtarit tonë me Nr.20 duke e rrahur atë tifozët kryetari në kryesi, disa lojtarë dhe treneri vendas. Portieri jonë si kapiten del nga porta dhe shkon për ta nxjerr nga turma lojtarin tonë, ndërsa atij i sjellë me grusht direkt në fytyrë portieri vendas dhe përgjaket përtokë.

Policia vetëm shikonte dhe nuk arrestonte askënd. Nuk e di a janë policia me majt rend apo me shiku duke të rrahur.

Nuk e di kush e ka pranuar atë fushe pa standardet e duhura e pa rrethojë ku lojtarët nuk janë të mbrojtur aspak.

Faleminderit KF Matit dhe kryesisë për mikpritjen e tille, e për dajakun e dhënë.

Të gjithë e dinë se ju ndryshe nuk dini.

A vetëm pse po fitonim duhet të rrahemi?

A patjetër duhet të fitoje suadra vendase?

A asnjëherë nuk bënë të fitojë më i miri?

A vetëm pse jemi klub i ri me lojtarët të rinj duhet të na frikësojnë?

A kështu po lejoni të shuhen ëndrrat e të rinjve e ti shtyni ta lënë futbollin?

Portieri Ron Emini e ka hundën e krisur ndërsa Venhar Kadriu ka lëndime të mëdha në fytyrë e në trup. Gjithçka shihet në raportet mjekësore të lojtarëve.

Të gjithë lojtarët e tjerë janë të traumatizuar dhe janë skeptikë a të vazhdojnë me futbollin a jo!

Ne nuk do të ndalemi me kaq, kemi ngrit padi dhe do te vazhdojmë procedurat gjyqësore për rastin në fjalë.

I bëjmë apel komisionit të garave, LRFP-së,  FFK-së. Policisë së Kosovës të marrin masat e duhura dhe ndëshkimet meritore për njerëzit e tillë të papërgjegjshëm.

Me respekt ELITE FC

https://www.facebook.com/EliteFootballClubKosova/posts/2658353484494639

/Lajmi.net/