Kthehen lojtarët e Juventus, vetëm Rabiot dhe Higuain mbesin jashtë kufijve të Italisë

Thuajse të gjithë lojtarët e Juventus janë kthyer në Torino.

Sport

07/05/2020 21:45

Juventus ka rikthyer gati të gjithë lojtarët në qytetin e Torinos, pasi disa prej tyre kishin dalur jashtë kufijve të Italisë për të kaluar karantinën.

Dy janë lojtarët që nuk janë kthyer në Itali; Adrien Rabiot dhe Gonzalo Higuain, transmeton lajmi.net.

Stërvitjet e skuadrës fillojnë këtë javë, në qendrën e ‘Continassa’. Lojtarët po kryejnë testet e Covid-19 dhe mund të kthehen në fushat e blerta, gjithmonë duke mbajtur distancën sociale.

Cristiano Ronaldo u kthye nga Portugalia gjatë së hënës, derisa Blaise Matuidi, Sami Khedira e Matthijs De Ligt dhe Wojciech Szczesny janë kthyer gjithashtu në Torino gjatë ditëve të fundit. /Lajmi.net/