Kryeziu: Tërheqja e shortit, garancë për trajtim të barabartë të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Partitë politike që janë certifikuar për të garuar në këto zgjedhje, e kanë mësuar se si do të renditen në fletën e votimit. E pas këtij procesi ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës, përmes drejtori ekzekutiv të saj, Ismet…

Lajme

06/01/2025 15:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Partitë politike që janë certifikuar për të garuar në këto zgjedhje, e kanë mësuar se si do të renditen në fletën e votimit.

E pas këtij procesi ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës, përmes drejtori ekzekutiv të saj, Ismet Kryeziut.

Kryeziu e ka quajtur proces të rëndësishëm.

Ai tha se simbolizon një nga parimet kryesore të demokracisë, barazinë mes të gjitha subjekteve.

“Sot është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave të subjekteve politike në fletën e votimit. Ky proces i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, simbolizon një nga parimet kryesore të demokracisë – barazinë mes të gjitha subjekteve. Hedhja e shortit garanton trajtim të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë pjesëmarrësit në garë”, tha Kryeziu.