Kryeziu: Skandal i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart që bëri organizim për pavarësi me Qendrën Islame Shqiptare
Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e ka bërë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare. Ai thotë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare. Kryeziu deklaron se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/01/Ismet-Kryeziu.jpg)
Lajme
Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e ka bërë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare. Ai thotë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.
Kryeziu deklaron se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare.
“Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore”, shprehet Kryeziu.
“Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit”, shton ai.
Kryeziu ka kritika ndaj ambasadorëve e konsujve që sipas tij “nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre”.
Postimi i tij i plotë në Facebook: