Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’është hap as real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik Ai ka shtuar se VV po zhvillon lojë nervash me partitë tjera. “Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz…

Lajme

20/08/2025 12:00

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik

Ai ka shtuar se VV po zhvillon lojë nervash me partitë tjera.

“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV  e kanë thënë jo formalisht, ‘’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që tu ja kthejmë Albulena Haxhiun’’. VV po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.