Kryeziu: Kurti s’mund të mandatohet, s’ia vlen qeveria me këta deputetë – zgjedhje të jashtëzakonshme
Profesori i së drejtës, Kadri Kryeziu duke komentuar krizën me formimin e qeverisë, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se deputetët e kësaj legjislature pas krizës disa mujore kanë humbur kredibilitetin dhe një qeveri me deputetë të tillë nuk ja vlen. “Nuk do t’ia kishte vlejtur me…
 
                        Lajme
Profesori i së drejtës, Kadri Kryeziu duke komentuar krizën me formimin e qeverisë, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se deputetët e kësaj legjislature pas krizës disa mujore kanë humbur kredibilitetin dhe një qeveri me deputetë të tillë nuk ja vlen.
“Nuk do t’ia kishte vlejtur me pas qeveri edhe me këta deputetë unë jam për zgjedhje të jashtëzakonshme , t’i kthehet mandati popullit”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sa i përket çështjes së mandatarit të ri për kryeministër, ai ka thënë se tash përparësi kanë paritë opozitare, pas dështimit për ta formuar qeverinë nga partia e parë.
Kryeziu ka vlerësuar se nuk mund të përjashtohet mundësia edhe për partinë e parë, por siç ka thënë ai nuk mund të jetë i njëjti kandidat për kryeministër që ishte Albin Kurti.
“Në bazë të kushtetutës nuk përjashtohet edhe partia e parë, por përparësi ka partia e dytë marrë parasysh se një kandidat tjetër i të njëjtës parti nuk mund të ketë autoritet më të fuqishëm se kryetari i partisë. Kushtetua nuk toleron, procedura është e njëjtë vetëm me kandidat tjetër. Me siguri presidentja Osmani do të diskutojë më shumë me partitë opozitare”, është shprehur Kryeziu në Tëvë1.
 
                                                       
                                                       
                                                          