Kryeziu-Hyseni kritikon ndryshimin e qëndrimeve për ligjin: Dikur kërkonin votimin, sot duan ta kthejnë mbrapsht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas deklaratave për mundësinë e rishikimit të një ligji, duke kritikuar qëndrimet e mëparshme lidhur me votimin e tij. Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka kujtuar presionin që, sipas saj, ishte ushtruar për votimin e ligjit, duke përmendur edhe pretendimet se situata mund të përfundonte…

Lajme

19/10/2026 21:06

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas deklaratave për mundësinë e rishikimit të një ligji, duke kritikuar qëndrimet e mëparshme lidhur me votimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka kujtuar presionin që, sipas saj, ishte ushtruar për votimin e ligjit, duke përmendur edhe pretendimet se situata mund të përfundonte me gjak nëse ai nuk do të miratohej.

“Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas tyre pa e votuar Ligjin. Pastaj thanë se nëse nuk do të votohej nuk do të përfundonte pa gjak kjo punë. Pastaj thanë se shumë ishin të armatosur e me bomba atë natë. Vetëm e vetëm që Ligji të votohej”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LVV-së ka ironizuar faktin se, sipas saj, të njëjtët persona tashmë po kërkojnë që ligji të shqyrtohet për të parë nëse përmban gabime dhe nëse duhet të kthehet për rishikim.

“Dhe sot dalin në konferencë thonë shiheni se mos ka ndonjë gabim në ligj e mos po duhet me e kthy mbrapsht”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka kritikuar atë që e konsideron ndryshim të qëndrimeve politike, duke iu referuar thirrjeve të mëparshme për të mos u ngutur dhe për ta shqyrtuar mirë çështjen.

“Edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/