Kryeziu e sqaron: 30 ditë afat është për mbajtjen e seancës së parë konstituive jo konstituimin e Kuvendit – Këto seanca mund të vazhdojnë çdo 48 orë
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka sqaruar sot afatin 30 ditor që Kushtetuta e ka dhënë për Kuvendin e Kosoës. Ai ka thënë se sipas Kushtetutës, 30 ditë janë afat që të mbahet mbledhja e parë konstituive e jo të konstituohet Kuvendi. ‘Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë që në momentin e certifikimit të…
Lajme
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka sqaruar sot afatin 30 ditor që Kushtetuta e ka dhënë për Kuvendin e Kosoës.
Ai ka thënë se sipas Kushtetutës, 30 ditë janë afat që të mbahet mbledhja e parë konstituive e jo të konstituohet Kuvendi.
‘Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë që në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet brenda 30 dite që Presidenti i Kosovës ta thirr mbledhjen e parë konstituive të Parlamentit të Kosovës. Pastaj, ajo mund të shtyhet si sot por atë e rregullon rregullorja e Parlamentit që çdo 48 orë duhet të mbledhen derisa të zgjidhet struktura ose udhëheqësia e Parlamentit”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se në rast se nuk arrihet konstituimi sot ose ditëve në vazhdim, pastaj seancat mund të mbahen çdo 48 orë pa një numër të caktuar, siç ka ndodhur herën e kalaur në rastin e Albulena Haxhiut.
“Seanca është thirr brenda 30 ditëve, megjithëse është vonuar, për mendim timin është dashur të thirret më herët…, përndryshe do të kishte qenë mirë që sot ose nesër të konstituohet Kuvendi me të gjithë mekanizmat që i ka”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Sot kryeministri në detyrë Albin Kurti që është edhe kryetar i VV-së, ka thënë se iu duhet kohë për të bërë një marrëveshje me partitë politike dhe se nuk do të propozojnë sot askënd.
Seanca më pas është ndërprerë ndërsa nuk dihet se kur do të vazhdohet. /Lajmi.net