Albulena Haxhiu vazhdon të jetë u.d presidente, legjislatura e 11-të s’ka filluar punën
Pasi seanca e sotme për konstituimin e kuvendit është ndërprerë dhe Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes kërkoi kohë shtesë për diskutime, në publik dolën diskutime të shumta se kush në fakt është tani e tutje ushtrues detyrë i presidentit të vendit. Kjo pasi legjislatura e 10-të veçse ka përfunduar punën dhe sot u betuan…
Lajme
Pasi seanca e sotme për konstituimin e kuvendit është ndërprerë dhe Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes kërkoi kohë shtesë për diskutime, në publik dolën diskutime të shumta se kush në fakt është tani e tutje ushtrues detyrë i presidentit të vendit.
Kjo pasi legjislatura e 10-të veçse ka përfunduar punën dhe sot u betuan deputetët nga legjislatura e 11-të, por e cila nuk ka nisur ende punën.
E sipas njohësit Eugen Cakolli në fakt Haxhiu do vazhdojë të jetë ushtruese detyre.
Ai deklaroi se sipas Kushtetutës Haxhiu do vazhdojë të jetë në këtë post pasi që legjislatura e 11-të nuk konsiderohet ende e realizuar.
“Legjislatura e 11-të nuk e ka filluar punën e saj për shkak se fillon të operoj vetëm pasi të konstituohet kuvendi. Kësisoj meqenëse Haxhiu është kryetare nga legjislatura paraprake deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, ushtruese e u.d presidentit do të jetë Haxhiu deri në zgjedhjen e re”,deklaroi Cakolli, transmeton lajmi.net.
Ai komentoi edhe përmendjen e emrit të deputetit Avni Dehari si më i vjetri në këtë rast.
“Meqenëse dëgjova ide se Dehari duhet të marrë ushtruesen e detyrës, por jo sepse vie nga legjislatura paraprake”./Lajmi.net/