Haziri pas betimit të deputetëve: Tani është koha të zbatohet vullneti i qytetarëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe deputeti i zgjedhur, Lutfi Haziri, ka reaguar pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se Kuvendi po e rikthen rolin e tij kushtetues, duke theksuar se tash është koha që të zgjedhurit e qytetarëve…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe deputeti i zgjedhur, Lutfi Haziri, ka reaguar pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se Kuvendi po e rikthen rolin e tij kushtetues, duke theksuar se tash është koha që të zgjedhurit e qytetarëve ta zbatojnë vullnetin e tyre.
“Kuvendi i Republikës pas betimit të deputetëve po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e 11-të. Populli i Kosovës me 7 qershor ka vendosur. Tani është koha që ne, të zgjedhurit e tyre, ta zbatojmë këtë vullnet”, ka shkruar Haziri.
Ai ka përmendur edhe proceset e kaluara politike, duke thënë se moszbatimi i vullnetit të qytetarëve dëmton demokracinë.
“9 shkurti e 28 dhjetori të jenë mësimi se, kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia. Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare”, ka deklaruar Haziri.
Në fund të reagimit të tij, Haziri ka përmbyllur me mesazhin e partisë së tij: “LDK, besë e shpresë për Republikën!”. /Lajmi.net/