Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani. Sipas tij mund të vazhdohet masë e përkohshme deri në tre muaj. “Nëse e konsiderojnë se është problem i ndërlikuar, atëherë ata mund ta vazhdojnë deri në tre muaj…

Lajme

24/03/2026 19:42

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas tij mund të vazhdohet masë e përkohshme deri në tre muaj.

“Nëse e konsiderojnë se është problem i ndërlikuar, atëherë ata mund ta vazhdojnë deri në tre muaj masë të përkohshme. Sipas mendimit tim, kërkesa është shumë e qartë, dekreti është legjitim, sipas të gjitha gjasave, sepse është i sanksionuar me Kushtetutë. Presidentja nuk ka pasur alternativë tjetër, askush nuk ka treguar alternativë tjetër se si të veprojë”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.