Kryetari i Vushtrrisë përlotet kur sheh fotografinë e 19 vjeçarit që u vra: Krejt kjo është pa nevojë, fëmijët duhet me u rrit me dashuri
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për dy rastet e rënda që e tronditën këtë qytet në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se i ka anuluar iftaret dhe mysafirët që i ka pas të ftuar. “Në këtë drejtim duhet të na ndihmojnë prindërit, edukata familjare është baza e gjithçkaje, duhet të dinë…

Lajme
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për dy rastet e rënda që e tronditën këtë qytet në dy ditët e fundit.
Ai ka thënë se i ka anuluar iftaret dhe mysafirët që i ka pas të ftuar.
“Në këtë drejtim duhet të na ndihmojnë prindërit, edukata familjare është baza e gjithçkaje, duhet të dinë se fëmijët çka bartin me vete”, tha ai.
“Më e rëndë na u ka dok kjo ngjarja në Vushtrri, se ata [dëshmorët] kanë rënë në luftë kemi qenë të përgatitur, ndërsa këto janë situata për të cilat nuk jemi të përgatitur”, deklaroi ai.
“Është temë që duhet ta trajtojnë psikologët, sociologët, kësaj po i fryjnë shumë rrjetet sociale, komunikimi në rrjete sociale”, shtoi ai në T7.
Idrizi u përlot kur e pa fotografinë e 19 vjeçarit që u vra në Vushtrri.
“Krejt kjo është pa nevojë, këta fëmijë duhet me u rrit me dashuri dhe me paqe, me pa perspektivën përpara, jo ferrin e tmerrin, kjo është e pakuptimtë”, tha ai.
Ai tha se ka kërkuar nga Policia që të kryejë kontrolle nëpër shkolla, ndërsa nga drejtoria e arsimit që të thirren më shpesh prindërit.