“Dardanët” mbajnë stërvitjen e radhës para ndeshjes miqësore
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës. Sot, djelmoshat e Franco Fodas u paraqitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm, përveç Aro Muric që u largua nga grumbullimi shkaku i lëndimit. Poashtu edhe Altin Gjokaj mungoi, pasi ende s’është rikthyer me grumbullimin…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës.
Sot, djelmoshat e Franco Fodas u paraqitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm, përveç Aro Muric që u largua nga grumbullimi shkaku i lëndimit.
Poashtu edhe Altin Gjokaj mungoi, pasi ende s’është rikthyer me grumbullimin e Kosovës U21.
Kujtojmë që të dielën, Kosova luan miqësore ndaj Andorrës.