Hamza: Qytetarët meritojnë një qeveri që u shërben atyre, jo një qeveri që e përdor shtetin për interesa të veta

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Dragashi do të ketë mbështetjen e tij nëse zgjidhet kryeministër. Në një postim në rrjetet sociale, Hamza tha se qytetarët meritojnë një qeveri që punon për ta, jo për interesat e partive, dhe që vendos ligjin dhe rezultatet mbi propagandën, transmeton lajmi.net. Ai…

Lajme

04/06/2026 20:27

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Dragashi do të ketë mbështetjen e tij nëse zgjidhet kryeministër.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza tha se qytetarët meritojnë një qeveri që punon për ta, jo për interesat e partive, dhe që vendos ligjin dhe rezultatet mbi propagandën, transmeton lajmi.net.

Ai ftoi qytetarët që më 7 qershor të votojnë për ndryshimin, duke theksuar: “Stop krizës. Ndrysho Kosovën.”

Postimi i plotë:

Dragashi, perla natyrore e Kosovës, do ta ketë mbështetjen time si Kryeministër. Qytetarët meritojnë një qeveri që u shërben atyre, jo një qeveri që e përdor shtetin për interesa të veta. Ata meritojnë një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi atë partiak, ligjin mbi pushtetin dhe rezultatet mbi propagandën. Më 7 qershor, Kosovës i duhet ndryshimi. Stop krizës. Ndrysho Kosovën./lajmi.net/