Kryetari i Prishtinës, Rama: Problemi i qenve endacakë në qytet po zgjidhet

Problemi i qenve endacakë vazhdon të mbetet ndër problematikat kryesore të kryeqytetit. E një problematike të tillë, siç thotë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duket që po i vie fundi. “PROBLEMI I QENVE ENDACAKË NË KRYEQYTET PO ZGJIDHET Sot përuruam Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë. Kjo Qendër do të ketë një rol të rëndësishëm…

Lajme

11/09/2024 14:45

Problemi i qenve endacakë vazhdon të mbetet ndër problematikat kryesore të kryeqytetit.

E një problematike të tillë, siç thotë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duket që po i vie fundi.

“PROBLEMI I QENVE ENDACAKË NË KRYEQYTET PO ZGJIDHET

Sot përuruam Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë. Kjo Qendër do të ketë një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve tanë duke reduktuar numrin e qenve në rrugë dhe duke u kujdesur për mirëqenien e tyre. Qendra është furnizuar me pajisje moderne dhe ka të punësuar veterinarin, dy teknikë veteriner si dhe stafin tjetër mbështetës”, bën të ditur ai në një postim të bërë së fundmi.

Siç bëhet e ditur, Qendra për trajtimin e qenve endacakë do të strehojë rreth 350 qen.

“Shumë shpejt do të fillojë bartja e qenve endacakë nga rrugët e Kryeqytetit në këtë Qendër për trajtim, e më pas në pjesën e poshtme të Qendrës ku po finalizohet pjesa e strehimit për rreth 350 qen. Qentë do të mbahen në pjesën e strehimit deri në adoptimin e tyre. Siç është në dijeni opinioni, qentë të cilët adoptohen do të trajtohen falas në këtë Qendër për tërë jetëgjatësinë e tyre, si dhe pronarët do të marrin nga 50 euro në muaj për secilin qen të adoptuar nga Kryeqyteti“, thotë tutje Rama në postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se jo më larg se sot, ShSKUK njoftoi se si shkak i numrit të madh të qenve endacakë, është rritur edhe rrezikshmëria.

Nga janari deri tani, 112 raste të dëmtimeve trupore si shkak i kafshimit të qenve endacakë në Prishtinë.