Kryetari i Mitrovicës Veriore: Zgjedhjet në vitin 2025

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush. Atiq, në një intervistë për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat…

Lajme

02/06/2023 20:11

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush.

Atiq, në një intervistë për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.

“Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka deklaruar Atiq.

Atiq ka thënë se është e çuditshme se si prijësit e Listës Serbe nuk janë lodhur duke e kërkuar tërheqjen e plotë të forcave të Policisë së Kosovës nga veriu.