Kryetari i Malishevës: Ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të rrymës, po cenojnë funksionimin e shkollave e qendrave shëndetësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është shprehur i shqetësuar për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në këtë Komunë, që ka thënë se po shkakton vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale. Ai ka thënë se këto ndërprerje, po cenojnë jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave…

Lajme

25/12/2025 12:26

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati është shprehur i shqetësuar për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në këtë Komunë, që ka thënë se po shkakton vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.

Ai ka thënë se këto ndërprerje, po cenojnë jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore, shërbimeve komunale dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të trajtojë me prioritet situatën energjetike në Komunën e Malishevës dhe të ndërmarrë masa konkrete për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e komunës së Malishevës. Po ashtu, edhe nga KEDS dhe KESCO kërkojmë që të ofrojnë sqarime të qarta për arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe të sigurojnë intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në komunën tonë!”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se qytetarët e Malishevës meritojnë trajtim të barabartë si çdo komunë tjetër e vendit.

“Furnizimi me energji elektrike është shërbim bazik dhe e drejtë themelore, e cila duhet të garantohet pa përjashtime. Komuna e Malishevës do të vazhdojë të mbrojë interesin e qytetarëve të saj dhe të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem”, ka shtuar Kastrati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: