Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, reagon pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën
Pas publikimit të pamjeve dhe informacioneve të reja lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit. “Në këto momente dhimbjeje, jemi pranë familjes Zejnullahu me lutje dhe solidaritet,”…

Lajme
Pas publikimit të pamjeve dhe informacioneve të reja lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.
“Në këto momente dhimbjeje, jemi pranë familjes Zejnullahu me lutje dhe solidaritet,” thuhet në reagimin zyrtar të kryetarit Ahmeti. Ai shtoi se humbja e një të riu është një dhimbje e madhe për çdo familje dhe për tërë shoqërinë, transmeton lajmi.net
Ahmeti u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi të plotë në zbardhjen e këtij rasti tragjik.
“Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe të ndihen të sigurt. Prandaj apeloj që hetimet të zhvillohen me transparencë dhe përgjegjësi, duke sqaruar çdo rrethanë që lidhet me këtë rast të rëndë,” theksoi ai.
Kryetari i Lipjanit nënvizoi se, pavarësisht mungesës së një versioni zyrtar deri tani, institucionet duhet të veprojnë me urgjencë për të garantuar sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
“Mbi të gjitha, siguria dhe jeta e qytetarëve duhet të jenë prioritet i institucioneve tona, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë,” u shpreh Ahmeti në fund të reagimit të tij.
Njoftimi i plotë: