Kryetari i FIFA-s për të gjithë ata që kontribuan në sukseset e futbollit në Kosovë: Ka përparime të jashtëzakonshme
Kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar një mesazh urimi në fund të vitit 2024 duke uruar të gjithë ata që kontribuan në sukseset e futbollit në Kosovë gjat1% këtij viti. Infantino përmes një videomesazhi, ka thënë se futbolli ka bërë përparime të jashtëzakonshme në Kosovë, shkruan lajmi.net. “I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti juaj i…

Sport
Kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar një mesazh urimi në fund të vitit 2024 duke uruar të gjithë ata që kontribuan në sukseset e futbollit në Kosovë gjat1% këtij viti.
Infantino përmes një videomesazhi, ka thënë se futbolli ka bërë përparime të jashtëzakonshme në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti juaj i atëhershëm dhe miku im i dashur, punoi aq shumë për ta realizuar ëndrrën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe dua të filloj duke i bërë homazhe një lideri të madh dhe një futbollisti të madh”, ka thënë Infantino duke kujtuar Fadil Vokrrin.
Ai ka thënë se ky vit ka qenë i shkëlqyeshëm për futbollin në Kosovë me ekipet e meshkujve dhe femrave që renditen në top 100 të renditjes së FIFA-s.
“Kjo sigurisht nuk ka ndodhur rastësisht, po bëhet nga presidenti Ademi dhe të gjithë ju”, ka thënë Infantino. /Lajmi.net/