Kryetari i “Dardanëve”: Kosova, zgjedhje e zemrës, jo e zorit

Kryetari i "Dardanëve", Luli Berisha ka reaguar lidhur me situatën e fundit.

Sport

07/04/2021 14:04

Dje, ka pasur deklarata të shumta siç ishte ajo e babait të Leon Dajakut, i cili tha se FFK-ja nuk e ka kontaktuar djalin e tij, shkruan lajmi.net.

Por, ky i fundit para dy viteve në një emision kishte bërë të qartë se synimi i Dajakut ishte Gjermania.

Sidoqoftë, së fundmi, edhe kryetari i “Dardanëve”, ka reaguar mbi këtë çështje.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Kosova, zgjedhje e zemrës, jo e zorit!

Në vazhdën e disa përpjekjeve që disa persona po bëjnë për ta deformuar realitetin që njihet publikisht, ne si tifozëri “Dardanët” reagojmë kundër orvatjeve të tilla.

Askujt nuk ia imponojmë ta zgjedhë Kosovën, por i ftojmë që të mos keqpërdorin me emrin e kombëtares për kalkulime të tyre të ngushta.

Me respekt”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./Lajmi.net/