Kryesia e PDK-së nisi mbledhjen urgjente

Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, ka shkuar tashmë në selinë e partisë, në mbledhjen urgjente të saj.

Lajme

25/02/2016 19:44

Tashmë aty kanë mbërritur edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së PDK-së. Por të ftuar në këtë takim janë edhe disa nga kryetarët e degëve të PDK-së nëpër komuna.

Teuta Gashi, gazetarja e  lajmi.net, njofton nga vendi i ngjarjes së pak  momente më parë, duke hyrë në selinë e PDK-së, janë  parë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pastaj Hajredin Kuçi, Ramiz Kelmendi, Nexhat Demaku, Adem Grabovci, Enver Hoxhaj dhe Bekim Haxhiu.

Kjo është një  mbledhje e jashtëzakonshme e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, e cila është paraparë të fillonte në orën  19:00, vetëm një ditë para se Kuvendi i Kosovës ta zgjedhë presidentin e ri të vendit.

Në anën tjetër, kampi opozitar i zhvendosur me tenda para Kuvendit të Kosovës, ka thirrur një protestë masive për ta kundërshtuar zgjedhjen eventuale të Thaçit president./lajmi.net