Kryeshefi i Telekomit tregon çka do të bëhet me kontratën me Z-Mobile
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, ka ripërsëritur vendimin se nuk do të vazhdohet kontrata me Z-Mobile
Lajme
Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, Istrefi ka rënditur arsyet, që sipas tij nuk mund të vazhdohet kjo kontratë me kompaninë që është në pronësi të Blerim Devollit.
Shkrimi i Istrefit:
Në këtë drejtim, të hënën gjatë protestës së Sindikatës së Punëtorëve kam informuar punëtorët se unë si Kryeshef Ekzekutiv do të jem në mbështjetje të plotë të veprimeve dhe vendimeve me të cilat mbrohen interesat e kompanisë sonë. Siç dihet çdo partneritet bëhet për përfitime dypalëshe dhe të tilla do të duhej të ishin të gjitha kontratat që kemi me operatorë të ndryshëm.
Në frymën e saj, është edhe qëndrimi unanim i Bordit, Menaxhmentit Ekzekutiv dhe i vetë Sindikatës se të gjitha raportet kontraktore me partnerë, pa paragjykuar asnjë prej tyre, do të bëhen dhe vlerësohen sipas parimit të përfitimit të dyanshëm.
Edhe një herë dua të potencoj se në çdo kohë do të jem përgjegjës për veprimet e mia lidhur me këtë çështje, natyrisht duke qenë në koordinim të plotë me Bordin e Drejtorëve dhe MZHE-në, në mënyrë që çfarëdo veprimi apo edhe vendimi të ketë bazë ligjore dhe të sjellë dobi për kompaninë tonë. /Lajmi.net/