“Kryeqyteti i vetëm pa teatër”

Sot me 29.01.2018 në një takim me aktorët e komunës së Prishtinës , u diskutua për gjendjen e rëndë të komunitetit të aktorëve njëherit  edhe mungesën e një  teatri të qytetit komfor ligjit  për teatrot.

ShowBiz

29/01/2018 14:43

Aktorët e kryeqytetit shprehën nevojë për krijimin e një teatri të qytetit, që sipas tyre është diçka e domosdoshme.

Duke filluar si nevojë artistike për  banorët e kryeqytetit , njëherit edhe si rast “sui generis”  si kryeqyteti i vetëm pa teatër të qytetit dhe pa trupë rezidente.

Në këtë iniciativë të aktorëve të qytetit të Prishtinës u caktua edhe bordi drejtues :

Naser Rafuna , Fidan Jupolli, Xhejlane Tërbunja, Dardan Gashi , Molikë Maxhuni . Bordi u zgjodh në menyrë unanime nga të pranishmit. Në ditët në vijim, kërkesat dhe propozimet për teatrin e qytetit do t’i drejtohen komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/